Backblaze Publikon Statistikat Mbi Dështimin e HDD-ve Për 2016

Backblaze sapo ka zbuluar statistikat e saj mbi dështimin e HDD-ve, me të reja kundrejt T4 të 2016 dhe me analizë. të plotë vjeçare.
Këto rezultate u bashkohen atyre të tjera të kompanisë e cila filloj të grumbulloj të dhëna që prej Prillit të 2013, për të hedhur dritë mbi prodhuesit më shumë – ose më pak – të besueshëm.
Një total prej 1225 HDD-sh dështuan në 2016, çka do të thotë se shkalla e dështimit për 2016 ishte 1.95%, në përmirësim kundrejt 2.47% të 2015 dhe shumë herë më poshtë se 6.39% e 2014.
Duke i parë statistikat e 2016 për nga madhësia, pavarësisht nga firma, vërejmë se HDD-t 3TB janë më të qëndrueshme [me shkallë dështimi 1,40%], ndërsa HDD-t 5TB janë më pak të qëndrueshëm [me shkallë dështimi 2,22%].

Për saj i përket firmave të prodhimit vërejmë se HGST, e cila përfaqëson 34% [(24545) nga totali i HDD-ve (71939), fiton kurorën për qëndrueshmëri, me një shkallë dështimi prej 0,60%, dhe mbyll WDC me 3,88% shkallë dështimi, njëkohësisht është edhe nga firmat kryesore më pak të përfaqësuara në këtë anketë, me vetëm 1626 HDD.

Për të dhënat e plota klikoni linkun poshtë.

Burimi: Backblaze